Sirianët mësojnë vallen tradicionale greke

28/03/2016 00:00

Prej 17 ditësh ndodhen në Konicë të Janinës, në pritje të një përgjigjeje se çfarë do të bëhet me ta. Janë rreth 162 refugjatë sirianë, të vendosur në një kamp të improvizuar në shkollën e mesme të qytetit, 12 km larg Janinës.

E teksa janë në pritje të një lajmi se çfarë do të bëhet me ta, sirianët nuk ngurrojnë të marrin diçka nga vendasit. Në një video amatore ata shfaqen duke mësuar vallen e njohur tradicionale greke.

Numri i tyre pritet që të shtohet në ditët e ardhshme në të gjithë fshatrat e Bashkisë së Konicës, ku do të shfrytëzohen për strehim shkollat e vjetra, magazinat e rezervave dhe çdo ndërtesë publike e lirë. Deri më tani është në diskutim strehimi i mijëra sirianëve të cilët do të vijnë nga Porti i Pireut.

Top Channel