Miami Masters, Djokovic dhe Berdych në raundin e katërt

28/03/2016 11:50

Novak Djokovic dhe Thomas Berdych u kualifikuan për në raundin e katërt të turneut Masters të Majemit.

Numri 1 i renditjes botërore fitoi pa shumë probleme ndaj Joao Souza me rezultatin 2-0. Setin e parë tenisti serb e mbylli me rezultatin 6-4, ndërsa në setin e dytë gjerat u bënë akoma më të thjeshta për të, teksa e mbylli 6-1.

Kundërshtari i radhës për Djokovic do të jetë austriaku Dominik Thiem, i cili eliminoi japonezin Nishioka, duke e mundur 2-0.

Ndërsa Thomas Berdych u kualifikua për në raundin e katërt të turneut të Majemit pasi eliminoi amerikanin Steve Johnson. Për çekun ndeshja ishte shumë më e vështirë, pasi e fitoi atë në 3 sete. Berdych fitoi setin e parë kundrejt amerikanit 6-3, por humbi të dytin 7-6. Në setin final, Berdych e rriti sërish nivelin e lojës së tij dhe e mbylli 6-3 dhe krejt ndeshjen 2-1.

Në raundin e katërt Berdych do të luajë përballë francezit Richard Gasquet, i cili eliminoi bashkëkombasin e tij Benoit Paire.

Top Channel