Berat, 36-vjeçari përplaset për vdekje nga një automjet

27/03/2016 00:00

Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së të dielës në aksin rrugor Berat-Ura Vajgurore, pranë fshatit Moravë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:30. Këmbësori Sh.M, 36 vjeç, banues në Fier është përplasur për vdekje nga një automjet tip “Benz”, me targa AA 699 IB, i cili drejtohej nga shtetasi Altin Hoxha, 47 vjeç, banues në Berat.

Shkaqet e aksidentit janë të paqarta, por në aksin ku ndodhi aksident ka mungesë sinjalistike dhe ndriçimi dhe për pasojë ngjarje të tilla kanë qenë të shpeshta.

Top Channel