Ultimatum i Del Bosque

27/03/2016 00:00

Asnjë futbollist nuk e ka derën e kombëtares spanjolle të mbyllur por me afrimin e datës kur UEFAkërkon listat përfundimtare për Europianin, edhe trajneri iberik Vicente del Bosque ka preferuar të vendosë një lloj ultimatumi për pretendentët.

“La Roha” është një skuadër favorite për turneun e kësaj vere në Francë dhe tekniku spanjoll ka thënë se mbetet pak kohë për ata që janë ende në diskutim, që të tregojnë veten.

Andres Iniesta, Sergio Busquets dhe Santi Cazorla pritet të rikthehen të 3 në grumbullimet e kombëtares kur të lënë pas dëmtimet dhe kështu limitohen vendet për lojtarë që synojnë aktivizimin në finalet e eventit kontinental.

“Lista e kombëtares spanjolle është në progres. Nuk është përfundimtare pasi duhen ende dy muaj nga nisja e Euro 2016 dhe nuk i kemi mbyllur dyert askujt, por koha është duke mbaruar. Çdo futbollist që na tregon se meriton të jetë me ne, do ta marrim në Francë”, tha Vicente del Bosque.

Top Channel