Rumania, uniforma me ekuacione matematikore

27/03/2016 00:00

Rumania, kundërshtare e Shqipërisë ne Euro 2016, i ka habitur të gjithë me uniformat e përdorura në stërvitjen para ndeshjes miqësore me Spanjën.

Në vend të numrave në uniformë, lojtarët rumunë kishin ekuacione matematikore. Kapiteni i tyre Chiriches, i cili mban zakonisht numrin 6, në shpinë kishte ekuacionin 2+2+2.

E gjitha kjo duket se është bërë me qëllim nga Federata Rumune e Futbollit, e cila kërkon të promovojë matematikën te fëmijët.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel