Alban Ramosaj, prej 4 javësh, “mbreti” i Top Awards

27/03/2016 00:00

Ka thuajse një muaj që është publikuar në kanalin e “Youtube” dhe vazhdon të jetë një nga këngët më të pëlqyera të publikut shqiptar. Prej 4 javësh, Alban Ramosaj kryeson listën zyrtare të “The Top List”, me këngën e tij “A më do”.

Pavarësisht se ka pasur mjaft prurje të reja muzikore, Albani vazhdon të jetë “mbreti” i Top Awards. Ishte Nora Istrefi, ajo që me këngën e saj “Sa t’kom dasht”, kërcënoi pozicionin e Ramosaj, por Istrefi vazhdon të mbajë vendin e dytë për të dytën javë rresht, ndërsa Alban Skënderaj, si edhe javën e kaluar, renditet në vendin e tretë.

Një ndryshim pozicioni në këtë klasifikim kam pësuar 2TON me këngën “Ta fali jetën”, duke u ngjitur me 6 pozicione. Ndërkohë kjo javë ka sjellë 4 projekte të reja muzikore, duke u bërë menjëherë pjesë e listës zyrtare, të cilat janë: 2po2 ft. Flori – “Gone Girl”, Troja – “A e man men”, Getinjo ft. Babg – “Monster” dhe Soni Malaj Ft. Skivi – “Me mua”. I janë larguar kësaj renditje 2TON – “Pike”, Young Zerka – “Like Rihanna”, Flori – “Ku Gabum”,  Ylli Limani –”Najher”.

Ky është klasifikimi zyrtar i javës të 16-të i “The Top List”, Top Awards:
1.    Alban Ramosaj – A me do
2.    Nora Istrefi – Sa t’kom dasht
3.    Alban Skenderaj – Une dhe Ti
4.    Era Istrefi – Bonbon
5.    Ledri Vula – SRMN
6.    Nrg Band – Ajo m’kalli
7.    Kida ft. Ermal Fejzullahu – Mi Amore
8.    Mc Kresha ft. Gjurmet – Era
9.    2TON – Ta fali jeten
10.    Mozzik – Dhezu
11.    2po2 ft. Flori – Gone Girl
12.    Dafina Zeqiri ft. Mixey – Liri
13.    Samanta – Asnjo si un
14.    Troja – A e man n’men
15.    Majk ft. Gheto Geasy – Sjena mo
16.    Edona Vatoci – Hala
17.    Elvana Gjata ft. Bruno – Love me
18.    Noizy – Number One
19.    Getinjo ft. Babg – Monster
20.    Soni Malaj Ft. Skivi – Me mua

Top Channel