Neglizhenca e belgëve nis që me arrestimin e Abdelhamid Abaaoud në Athinë

27/03/2016 00:00

Kritikave për punën e dobët të organeve belge të rendit u shtohet edhe fakti, që nuk i dhanë rëndësi të dhënave të dërguara nga Antiterrori grek një vit më parë, për veprimtarinë e terroristit Abdelhamid Abaaud.

Më 2 janar të vitit të kaluar, policia belge njoftoi atë greke dhe kërkoi prej saj të gjente dhe të arrestonte një të dyshuar terrorist me emrin Omar.

Operacioni u zhvillua më 17 janar në një shtëpi në lagjen Pagkrati të Athinës, ku u arrestua i dyshuari në fjalë dhe një person i dytë, që thoshte se ishte sirian. Policia greke çoi në Belgjikë sinjal për arrestimin e tyre, por organet belge kërkuan vetëm Omarin dhe për sirianin thanë që të lirohej.

Por 10 ditë më vonë, belgët kërkuan përsëri arrrestimin e sirianit, pasi u tha se ishte francez dhe se kishte lidhje me ISIS-in, por terroristi – i cili më vonë u povua që ishte Abdelhamid Abaaoud, – është zhdukur.

Tashmë kërkojnë që policia greke të dërgojë në Bruksel shenjat e gishtave, ADN-në dhe fotografitë e tyre, duke mos mbetur në laboratorët kriminalistikë të Athinës, kërkesë që plotësohet.

Pas sulmeve në Belgjikë u bë e ditur se, midis të gjitha materialeve të çuara, ishin edhe skicat e Aeroportit të Belgjikës, fakt që është lënë pas dore nga neglizhenca e organeve belge.

Lajmi publikohet edhe në disa gazeta të mëdha europiane si “Le Monde”, pas publikimit të raportit të KE-së për mungesën e masave të sigurisë, si dhe bashkëpunimit midis shërbimeve antiterroriste në 28 vende anëtare të BE-së.

Top Channel