Manovrat e Interit në merkato; zikaltërit kërkojnë Benzema

26/03/2016 00:00

Interi e ka nisur prej kohësh punën në merkaton e transferimeve për sezonin e ardhshëm. Sipas asaj që publikohet në median italiane, presidenti i klubit zikaltër, Erik Tohir, pasi siguroi Ever Banegën, tashmë po kërkon zëvendësuesin e Mauro Ikardit.

Sulmuesin agjentinas e kërkojnë shumë skuadra dhe nëse Interi dështon të kualifiohet në Ligën e Kampioneve, atëherë ai mund të  vendosë të largohet nga Milano. Sipas Corriere Dello Sport, Interi kërkon për Icardin 40 milionë euro, shifër kjo që do të investohet për blerjen e një sulmuesi të një niveli shumë të lartë dhe së fundmi po përmendet emri i Karim Benzema.

Ky i fundit mendohet se në fund të sezonit mund të largohet nga Reali i Madridit pasi klubi merenges do të tentojë blerjen e Robert Levandovskit. Për momentin, Benzema vlerësohet nga drejtuesit e Realit për 50-60 milionë Euro, por kjo shifër mund të ulet në rast se në kryeqytetin spanjoll do të mbërrijë sulmuesi polak.

Top Channel