Austriakët: Shqipëria, një skuadër kompakte

26/03/2016 12:35

Sot në 17:30 në “Ernst Happel” të Vjenës do të luhet sfida miqësore mes Austrisë dhe kombëtares sonë. Trajneri dhe futbollistët e përfaqësueses austriake dhanë vlerësimin maksimal për Kuqezinjtë e drejtuar nga Gianni De Biasi, duke theksuar se nuk do ta kenë të lehtë përballjen me ta.

“Shqiperia ka një skuadër kompakte me një mbrojtje të fortë. Në kualifikuese nuk pësoi shumë gola dhe kryente sulme të rrezikshme. Lojtarët janë të fortë dhe në gjendje që të mbulojnë njëri-tjetrin”, deklaroi trajneri austriak Marcel Koller.

Në të njëjtën linjë me trajnerin Koler qëndron dhe kapiteni i skuadrës austriake Kristian Fuchs.

“Shqipëria arriti të kualfikohej në Europian duke qenë në një grup të vështirë me Portugalinë, Danimarkën apo Serbinë. Në ndeshjen me ta ne do të kërkojmë të shfrytëzojmë lojën në krahë, ku kemi futbollistë të shpejtë. Në duhet të bëjmë lojën tonë dhe vetëm këtu duhet të përqendrohemi”, thotë Fuchs.

Top Channel