Miami Masters, kalon Djokovic, tërhiqet Federer

26/03/2016 00:00

Novak Djokovic e nis me një fitore shumë të lehtë aventurën e tij në turneun Masters të Majemit.

Tenisti serb mundi në raundin e dytë të këtij aktiviteti britanikun Kajl Edmand me rezultatin 2-0 për të siguruar një ndeshje me portugezin Souza. Djokovic e kontrolloi nga fillimi deri ne fund takimin me britanikun duke i fituar të dy setet me të njëjtin rezultat 6-3.

U kualifikua për në raundin e tretë të Miami Masters edhe David Ferrer. Tenisti spanjoll, numri 8 i botës, eliminoi Tejlor Fritz 2-0. Ferrer hasi shumë vështirësi në setin e parë, të cilin arriti ta fitojë vetëm me taj brejk 7-6, ndërsa  seti i dytë nuk pati histori. Ferrer ishte dominues ndaj rivalit të tij dhe e fitoi atë 6-1.

Lajmi i keq i kësaj dite në turneun e Majemit ishte tërheqja e Federer. Zvicerani, që u rikthye në fushat e lojës pas 2 muajsh mungese për arsye dëmtimi, u detyrua që të largohej nga ky aktivitet për shkak të një problemi në stomak.

Top Channel