Kur Google Maps të shemb shtëpinë (VIDEO)

26/03/2016 00:00

Shtëpia e një gruaje që një vit më parë u dëmtua nga një tornado, tashmë nuk është asgjë por vetëm rrënojë. Dhe kjo jo si pasojë e tornados, por drejtimit të gabuar të Google Maps.

Një buldozer ka shkatërruar ndërtesën e saj gabimisht, pasi në vend të që naviguesi t’i drejtonte në Cousteau Drive në Rowlett, Texas, Google Maps i çoj ata një bllok më tutje, në dupleksin e Lindsay Diaz, në Calypso Drive.

“Gabimi i Google më kushtoi shtëpinë”, ka thënë zonja për CNN. Google nga ana e tij është njoftuar me email për gabimin e hartës dhe ka bërë të ditur se ka nisur hetimet.

“Në të vërtetë Google Maps ka treguar një informacion të gabuar për shtëpitë që duheshin prishur. Të dyja adresat tregojnë të njëjtin vend në Google Maps…dhe cështja u rregullua kur u soll në vëmendje”, ka thënë një zëdhës i Google për CNN.

Ajo ka kontaktuar me firmën e kontraktuar për prishjen e ndërtesës, të cilët i kanë kërkuar falje. Por tashmë Diaz kërkon shtëpinë e saj. Ndërkohë edhe shtëpia e programuar për tu prishur tashmë është rrënojë. 

Top Channel