Miqësorja me Austrinë, kombëtarja stërvitet në “Ernst Happel”

25/03/2016 00:00

Edhe pse ka mbërritur në orët e pasdites në Vjenë, kombëtarja shqiptare ka dalë në stërvitje rreth orës 19:00 të mbrëmjes në stadiumin “Ernst Happel Stadium”, aty ku do të luhet edhe ndeshja e ditës së nesërme ndaj Austrisë.

Grupi i lojtarëve ka qenë i plotë dhe duket se mes tyre mbizotëron një frymë optimizmi për një rezultat pozitiv ditën e shtunë.

Ndeshja ndaj Austrisë shihet si një test mjaft i rëndësishëm për kuqezinjtë para Finaleve të Europianit edhe pse Shqipëria do të zhvillojë edhe dy ndeshje të tjera miqësore, me Luksemburgun pas 3 ditëve dhe më 29 maj ndaj Katarit.

Top Channel