Ja sa rrezikon ky portier për të vonuar lojën (VIDEO)

25/03/2016 00:00

Kemi parë veprime nga më të ndryshmet për të vonuar lojën nga lojtarët kur ekipet e tyre janë në avantazh, por veprimi që bën ky portier është me të vërtetë unik dhe i rrezikshëm për të.

Një video nga ndeshja e fundit mes dy ekipeve të Afrikës së Jugut, Maritzburg-Arrows është bërë virale për shkak të veprimit të portierit me origjinë belge, Glenn Verbauwhede, që mbron portën e Maritzburg, i cili pasi zotëron topin lëshohet në drejtim të këmbëve të sulmuesit kundërshtar.

Arbitri e cilëson si ndërhyrje të gabuar ndaj portierit dhe ky i fundit ia ka arritur qëllimit, duke vonuar lojën. Por, a ja vlen të bëhet ky veprim sa qesharak edhe i rrezikshëm për të arritur këtë qëllim?

Top Channel