Barcelona interesohet për Mesut Ozil

25/03/2016 14:35

Barcelona shfaq sërish interes për mesfushorin Mesut Ozil. Lajmi bëhet i ditur nga “AS”, sipas të cilit mesfushori gjerman kërkon kthimin në kampionatin spanjoll.

Por në këtë pikë ka një problem, pasi Ozil në momentin e transferimit te Arsenali ka nënshkruar një kontratë që ka një klauzolë që i jep klubit “merengues” të drejtën të refuzojë çdo ofertë që vjen nga Spanja.

Kështu, Barcelona po pret që FIFA të alikojë bllokimin e merkatos së Realit për të tentuar të marrë Ozilin nga Arsenali, për të cilin është gati të ofrojë Arda Turan, Munir dhe Sandro Ramirez.

Top Channel