Granit Xhaka drejt Arsenalit

25/03/2016 14:30

Granit Xhaka duket se do ta ketë të ardhmen te Arsenali.

Lajmi bëhet i ditur nga “Sky Sport”, sipas të cilit trajneri i “Topçinjve” të Londrës është takuar me babain e mesfushorit të Borusia Mynshengladbahut në lidhje me transferimin e mundshëm të lojtarit në “Emirates Stadium”.

Gjithnjë sipas “Sky Sport”, Arsenali ofroi 43 milionë euro për kartonin e futbollistit, ofertë kjo që duket se e ka tunduar jo pak Granit Xhakën dhe babain e tij.

Top Channel