“Është sikur ta kem të shkruar në ballë”

25/03/2016 00:00

Ish-ylli i filmave pornografikë Bree Olson ka zbuluar se nuk del dot nga shtëpia nga frika e paragjykimeve të njerëzve.

Në një video rreth 5 minuta të postuar në Youtube, 29-vjeçarja e cila e ka lënë industrinë e pornos në vitin 2011, thotë se trajtohet sikur të ketë të shkruar në ballë fjalën “bushtër”.

Me lot në sy, ajo thotë në video se e ka të pamundur të krijojë shoqëri me njerëzit.

“Nuk e prisja që të më vrisnin fjalët e njerëzve, por ndihem keq dhe ka javë që nuk dal nga shtëpia. E kam të pamundur të integrohem. Njerëzit më trajtojnë sikur të isha pedofile, jo si një ish-punonjëse seksi. Më shohin si rrezik për fëmijët e tyre. Unë mund t’i kthehem shumë lehtë pornos dhe të bëj rreth 20 000 dollarë në javë, por nuk dua”, thotë Bree.

Top Channel