Të mrekullueshmet Gisele dhe Vivian

25/03/2016 00:00

Gisele Bundchen po kalon pushime të mrekullueshme me vajzën e saj. Supermodelja braziliane është fotografuar teksa i dhuron një puthje vajzës së saj 3-vjeçare, Vivian në plazhet e Costa Rica.

Çifti i famshëm, Gisele dhe Tom Bradly më pas kanë kaluar së bashku një ditë sërfi. Gisele tregon trupin e saj të tonifikuar. Çifti, të cilët u martuan në 2009 janë gjithashtu prindër të 6-vjeçarit Benjamin. Tom ka gjithashtu dhe një djalë 8 vjeç, John, nga lidhja e tij e mëparshme me aktoren, Bridget Moynahan.

Tom dhe Gisele duket se po kënaqen teksa bëjnë sërf, duke qeshur me njëri-tjetrin mes valëve. Të dy kanë pasionin e sërfit, pasi kanë udhëtuar në Costa Rica edhe në vitet e kaluara.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel