Lea Seydoux, provokuese për “MARFA”

25/03/2016 00:00

Lea Seydoux ka treguar shumë në një set fotografik për revistën “MARFA”.

Aktorja, e cila ka interpretuar në filmin e fundit të James Bond, shihet duke pozuar me veshje shumë provokuese në disa foto të realizuara në një apartament në Paris.

Francezja 30-vjeçare thotë në intervistë se kohët e fundit po mendon shumë për martesën me të dashurin e saj Andre Meyer.

“Nuk dua të krijoj një situatë ku të na duket sikur po e bëjmë me detyrim. Gjithsesi, dua që të martohem e re, pasi nuk dua që në foton e martesës të kem botox”, shprehet Lea.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel