Dënimi i Karaxhiç, banorët e Sarajevës: 40 vite burg janë pak

24/03/2016 00:00

Për banorët e Saravejës , 40 vjet dënim për Radovan Karaxhiç, janë shumë pak. Babai i një vajzë të vrarë në vitin 1993 , të cilit edhe vajza tjetër iu plagos shumë rëndë nga një granatë dore, thotë se lideri serbo-boshnjak arriti atë çka donte.

“E shoh në televizor dhe ai më duket i kënaqur. Fytyra e tij duket më normale sesa fytyra ime kur flas me ty. Nga njëra anë ai ka ka arritur atë çka do edhe pse jo 100%”, u shpreh ai.

Edhe për një tjetër banore, Smilja Karabegoviç dënimi i 70-vjeçarit , për të nuk thotë shumë.

“Nuk mendoj se gjërat do të përmirësohen pas kësaj. Arrestimi mund të japë pak satisfaksion tek familjarët e viktimave, por nuk do e zmbrapsë situatën këtu”, tha ajo.

Ndërsa për Murat Hajriç , gjërat nuk duhet të shihen kaq bardhë e zi

“Gjatësia e dënimit është më pak e rëndësishme sesa mesazhi që përcjell verdikti i marrë. Mendoj se kompromisi është arritur dhe kjo mund të jetë zgjidhja më e mirë për ne”, tha Hajriç.

Top Channel