Red Hot Chili Peppers me album të ri

24/03/2016 00:00

Grupi amerikan, Red Hot Chili Peppers, ka bërë të ditur se është duke punuar për albumin e ri.

Rokerët kanë postuar një foto në “Twitter” me producentin e Radiohead, Nigel Godrich, i cili do të miksojë albumin e ri.

“Sot filluam miksimin e incizimit të ri me Nigel Godrichin”, ka shkruar basisti i grupit Chad Smith në Twitter, ndërsa na kujton se edhe pak kohë na ndajnë nga lançimi i materialeve të tyre të reja muzikore.

Top Channel