“Frozen”, Beckham: E kam parë mbi 50 herë

24/03/2016 00:00

Legjenda e futbollit, David Beckham, ka pranuar se i është dashur ta shohë 50 deri në 60 herë filmin vizatimor “Frozen”, pasi ai është filmi i preferuar i vajzës së tij të vogël, Harper.

David ka shpjeguar se ata janë shumë tradicionalë, përgatisin kokoshka dhe argëtohen në mbrëmje me filmin. Sipas tij, Harper ka kohë që është e fiksuar pas filmit “Frozen”.

Në intervistën për “GQ”, ish-futbollisti ka shpjeguar se ka edhe raste që në mbrëmjet e tyre të filmave, baba e bijë nuk ndodhen vetëm. Ata i shoqëron dhe mami Victoria Beckham.

Top Channel