“Martesa me Mariah Carey ka qenë gënjeshtër”

24/03/2016 00:00

Nick Cannon, ish-bashkëshorti i Mariah Carey, një moderator amerikan dhe njëkohësisht këngëtar, ka publikuar këngën e tij të re, të titulluar “Oh well”.

Në këtë këngë, Cannon flet për dashurinë e humbur dhe mendohet se i referohet Mariah. Aktori 35-vjeçar ka hedhur dritë mbi shumë sekrete te martesës së tyre, të cilën e ka quajtur një gënjeshtër.

Me mbi 520 milionë dollarë në llogarinë e saj bankare, dihet që Mariah Carey është shumë herë më e pasur se Cannon. Edhe përse ai është një nga moderatorët më të suksesshëm amerikan, Mariah duket se nuk ishte fare e kënaqur me këtë.

Në vargjet e tij, Nick tregon se gjithçka që ish-bashkëshortja e tij kishte nevojë ishte dikush me shumë para’ dhe makina, e ndërsa çdo gjë dukej e bukur për njerëzit ne TV, në jetën e vërtetë askush nuk ishte i lumtur.

Po ashtu, moderator shtoi se kjo marrëdhënie ishte thjesht një gënjeshtër, dhe tashmë e vdekur. “Oh well” është konsideruar si një përgjigje për këngën e Mariah Carey “Infinity”, dedikuar dështimit me Cannon.

Top Channel