“Bonbon” pushton Gjermaninë

24/03/2016 00:00

Tashmë, dita-ditës kënga “Bonbon” po bëhet një hit ndërkombëtar. Pas mediave turke dhe ato serbe, tani edhe një radio prestigjioze ka vendosur që të transmetojë këngën e Era Istrefit.

Bëhet fjalë për radion gjermane Big FM, e cila ka transmetuar “Bonbon’.

Media gjerman Erën e krahason me Rihannan, ndërsa sqaron se ky do të jetë hiti i verës për këtë vit.

Sipas radios në fjalë, ajo që e bën më të mrekullueshme këngën është ndjenja e Europës Lindore, thuajse orientale.

“Kalimi i saj nga anglisht në shqip dhe anasjelltas, është mbresëlënës… shumë special”, ka theksuar ndër të tjera themeluesi dhe presidenti i Ultra Music, Patrick Moxey.

Kënga tashmë ka marrë mbi 30 milionë klikime në YouTube, ndërsa këngëtarja është duke punuar për projekte të reja, të cilat do t’i publikojw gjatë muajve të ardhshëm.

Top Channel