“Football Leaks”, ja transferimet më të shtrenjta

24/03/2016 00:00

“Football Leaks” është portali që ka nxjerrë në dritë shumë detaje të kontratave të futbollistëve që deri tani nuk ishin publikuar. Madje është krijuar edhe një lloj klasifikimi për lojtarët me transferimet më të shtrenjta në botën e fuitbollit.

Klubi që është prekur më shumë nga infiltrimet e këtij portali është pikërisht Reali i Madridit. Kështu sipas “Football Leaks”, transferimi më i kushtueshëm është ai i Gareth Bale. Në këtë rast zbulohet se Reali në realitet ka paguar për kartonin e uellsianit plot 101 milione euro.

Transferimi i dytë më i shtrenjtë rezulton të jetë ai i Angel di Marias nga Reali i Madridit te Manchester United. “Football Leaks” konfirmon se për argjentinasin u paguan 75 milionë euro shifër se cilës i shtohen edhe të ardhurat nga të drejtat e lojtarit. Më pas Di Maria e la Manchester United për të kaluar te PSG.

Një tjetër akord i kushtueshëm i “Football Leaks” është ai mes Realit dhe Arsenalit për transferimin e Mesut Ozil. Sipas dokumentit të publikuar nga ky portali, klubi londinez pagoi 44 milionë euro për mesfushorin gjerman si dhe 1 milionë euro të tjerë në vit për kualifikimin e “topçinjve” në Champions në 6 sezonet që vijuan pas këtij kalimi.

Përfshihet në këtë listë edhe kalimi i Agueros nga Atletico Madrid te Manchester City me klubin anglez që pagoi 36 milionë euro për sulmuesin argjentinas në formën e 3 kesëteve nga një në vit.

Në listën e transferimeve më të shtrenjta sipas “Football Leaks” përfshihen edhe ata të emrave të tillë si Modric, Kroos, Vitsel, Morata apo Xabi Alonso.

Top Channel