Propozimi i FIA-s, provat zyrtare me format “hibrid”

24/03/2016 00:00

Drejtuesit Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit po mendojnë të bëjnë ndryshime në formatin e provave zyrtare të garave duke parë pakënaqësitë e shprehura gjatë Ccmimit të Madh të Australisë.

Lajmi publikohet nga “Autosprint” sipas së cilës ideja është krijimi i një formati “hibrid” që është një ndërthurje mes sistemit të kualifikuese të vitit të kaluar dhe atij aktual.

Mësohet se FIA i ka kërkuar Komisionit të Formula 1 që në këto prova zyrtare, për sesionin e 1 dhe të 2 të aplikojë sistemin aktual të provave, atë me eliminim ccdo 90 sekonda, ndërsa për sesionin e tretë të zbatohet sistemi i vitit të kaluar.

“Autosprint” bën të ditur se ky komision do ta diskutojë idenë e re të FIA-s së bashku me sponsorët kryesorë dhe drejtuesve të garave të këtij botërori.

Ndërkaq, Berni Ekleston konfirmoi se formati i ri i provave zyrtare do të zbatohet edhe për Ccmimin e Madh të Bahreinit, pavarëssiht kërkesës së drejtuesve të skuadrave të Formula 1 për t’u kthyer në sistemin e 2015.

Top Channel