Një mësim i mirë ku duhet parkuar (VIDEO)

24/03/2016 00:00

Nëse ka një mënyrë që njerëzit të mësojnë të mos parkojnë atje ku nuk duhet kjo është më e mira e mundshme.

Ky drejtues mjeti në Kinë tashmë e mori mësimin e tij, pasi e kishte parkuar gabimisht automjetin para derës së një fushe ndërtimi. Ishte e pashmangshme pasi mjeti i rëndë i kompanisë ndërtuese duhej të largohej nga zona, por e gjeti daljen të bllokuar.

Por në vend që të priste ndonjë karrotrec apo vetë shoferin të hiqte makinën, drejtuesi i makinerisë së rëndë e zgjidhi këtë punë sipas mënyrën së tij. Pa asnjë hezitim, makineria e rëndë përdori kovën e vet për të kapur makinën e për ta hequr nga vendi.

Top Channel