Berlusconi: Mihajlovic qëndron nëse fiton Kupën

24/03/2016 12:00

Silvio Berlusconi jep mesazhin e qartë për Sinisa Mihajlovic: do të qëndrojë te Milani nëse kjo skuadër do të mund të fitojë Kupën e Italisë. Këtë deklaratë, presidenti i kuqezinjve e ka bërë në një intervistë për “Tele Radio Stereo”, ku nuk ka ngurruar të thumbojë edhe ndonjë drejtues të klubit milanez.

“Nuk dua të bëj asnjë gjykim. Jam ankuar se në fushat e lojës kam parë një Milan që nuk më ka pëlqyer. Nuk e di se sa i madh është faji i trajnerit, i lojtarëve apo i klubit që nuk ka ditur të zgjedhë futbollistët e duhur. Nuk është vetëm faji i Mihajlovic, i cili gjithsesi do të qëndrojë në pankinë nëse do të arrijë të fitojë Kupën e Italisë”, tha Berluskoni.

Berluskoni foli edhe Totti e Ibrahimiovic, me këtë të fundit që u fol shumë për mundësinë e kthimit te kuqezinjë: “Totti ka qenë e pamundur të vinte në Milano sepse është simboli i një skuadre dhe si i tillë nuk mund të blihet. Ndërsa Ibrahimovic do të marrë oferta marramendëse nga Kina apo Emiratet, ndaj të cilave nuk mund të konkurrojmë”.

Top Channel