Aksident në Bulqizë-Peshkopi, furgoni del nga rruga; plagosen 8 persona

24/03/2016 09:10

Një aksident me pasojë plagosjen e 8 personave ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në aksin Bulqizë-Peshkopi. Një furgon ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, por fatmirësisht nuk ka asnjë person në gjendje të rëndë.

Mendohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështira në rrugë.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Bobajt”.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel