Elbasan, masat e marra për ndeshjen Shqipëri-Greqi

24/03/2016 08:15

Policia e Elbasanit ka njoftuar për masat e marra nga për zhvillimin normal të ndeshjes së futbollit ndërmjet  ekipeve Shpresa të Shqipërisë dhe Greqisë, që do të  zhvillohet sot, në orën 18:00, në  stadiumin “Elbasan Arena”.

Nga ora 15:00 nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit, deri në përfundim të  ndeshjes.

Nga  bulevardi “Kamber Sejdini”, duke filluar nga “Kryqëzimi i Romëve” deri tek “Kryqëzimi i tapetave” në  orën 16:00 nuk do të lejohet lëvizja dhe parkimi i mjeteve.

Hyrja e tifozëve do të fillojë në orën 16:00, me qëllim për  të shmangur radhët e gjata në hyrje për në stadium.

Nuk do të lejohet marrja e fëmijëve të mitur pa u pajisur me biletë.
Tifozët duhet të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete sende të forta, shishe, fishekzjarre, monedha apo metale dhe çelësa të ndryshëm. Në të  kundert, nuk do të lejohen të futen në stadium.

Të gjitha lokalet që ndodhen përreth stadiumit, nga ora 16:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes do të mbyllen.

Top Channel