Kur botën e tregojnë fotografët

23/03/2016 00:00

Gjithnjë ata na e sjellin botën vetëm nëpërmjet asaj që u kap syri, ose më saktë objekti. Një shkrepje e tyre tregon luftën, paqen, dashurinë, natyrën, sportin, muzikën e gjithçka tjetër, të ngrire në celuloidin e filmit.

Emrat e tyre i lexojmë rëndom poshtë ndonjë foto apo ndoshta fshehur pas logos së kompanisë ku punojnë.

I tillë është dhe personazhi në foto, Gent Shkullaku, që nëpërmjet aparatit të sjellë realitetin në kampin e refugjatëve në Idomeni.

Por, pa dashje Shkullaku është bërë pjesë e fabulës së kësaj foto teksa kërkon ti mësojë diçka nga aparati fotografik një fëmije sirian.

Ky çast ka mbetur i ngrirë nga një tjetër mjeshtër i fotografisë shqiptare, Armando Babani, qe është kujdesur dhe për diçiturën, pasi e ka postuar në rrjetet sociale.

Top Channel