“TiRun”, Kombëtarja vrapon për autizmin
23/03/2016 00:00
Krahas përgatitjeve për miqësoret e radhës, Kombëtarja shqiptare e futbollit është bërë pjesë edhe e një fushate ndërgjegjësuese për autoizmin.
Bëhet fjalë për aktivitetin “TiRun”, një nismë e konceptuar në formën e maratonës për të rritur shkallën e ndërgjegjësimit për të prekurit nga autizmi.
Aktiviteti organizohet nga Arbër Kadia dhe atij i është bashkuar kapiteni Lorik Cana, trajneri De Biasi, mesfushori Migjen Basha dhe lojtarë të tjerë “Kuqezi”.
Aktiviteti është caktuar për të shtunën e 2 prillit dhe në të kanë konfirmuar pjesëmarrjen qytetarë të ndryshëm, punonjës bankash, nxënës shkollash, mësues, studentë e të tjerë.
Top Channel