Çfarë bie jashtë, hyn brenda

23/03/2016 18:20

Problematikat e transportit publik në Tiranë janë të shumta, por jo të gjitha duken në ditë të bukur me diell.

Një video e dërguar në Top Channel tregon se çfarë bie jashtë, hyn brenda në autobusët urbanë të kryeqytetit.

Pamjet tregojnë ujin që futet në autobus nga çatia e tij dhe nëse zgjidhja nuk është izolimi, atëherë qytetarët që do të hipin në këtë autobus, këshillohen që të mos mbyllin çadrat.

Top Channel