Terrorizmi nuk e ndal dot futbollin, Portugali-Belgjikë do të zhvillohet

23/03/2016 00:00

Federata belge e Futbolli vendosi për anulimin e ndeshjes miqësore mes Belgjikës dhe Portugalisë, e programuar për t’u zhvilluar të martën e ardhshme, pas sulmeve terroriste që goditën kryeqytetin e Europës ditën e martë.

Por, vetëm pak orë nga lajmi, duket se është gjetur një zgjidhje që kjo miqësore të zhvillohet. Dy federatat, ajo belge dhe ajo portugeze, arritën një marrëveshje dhe dolën me një vendim të ri, Belgjikë-Portugali nuk do të zhvillohet, por do të luhet Portugali-Belgjikë.

Dy kombëtaret do ta zhvillojnë ndeshjen miqësore mes njëra tjetrës në Leiria të Portugalisë.

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për përgatitjet e të dyja këtyre kombëtareve për Europianin Francë 2016. Kjo është arsyeja që dy federatat dolën me një vendim të ri për zhvillimin e kësaj sfide.

Top Channel