Man. Utd i “hyn në pjesë” Realit, kërkohet Aubameyang

23/03/2016 00:00

Manchester Uniteed po punon për të riformuar skuadrën për sezonin e ardhshëm, duke qenë se për atë aktual i vetmi objektiv i mbetur është arrtitja e vendit të katërt, që e kualifikon në Ligën e Kampioneve.

Klubi anglez, që ende nuk e ka përcaktuar trajnerin e ri, tashmë po përgatit listën e shpenzimeve në merkaton e transferimeve.

Një prej emrave që është shfaqur së fundmi është ai i Aubameyang nga Borussia Dortmund. Vetëm pak ditë më parë, media iberike foli për një akord paraprak të Realit me sulmuesin nga Gaboni, por kjo nuk i ka penguar aspak drejtuesit e Manchester United të shfaqin pretendimet e tyre për blerjen e kartonin të Aubameyang, që në 40 ndeshje zyrtare ka shënuar 35 gola.

Sipas asaj që publikon tabloidi “Mirror”, Djajtë e Kuq po përgatisin një ofertë fillestare prej 75 milionë eurosh për të bindur Aubameyang të transferohet në “Old Trafford”, ndërkohë që Borussia Dortmundit ka kërkuar 100 milionë euro për të.

Ndërkaq, Manchester United vazhdon të jetë i interesuar edhe për Zlatan Ibrahimovic, kontrata e të cilit me PSG skadon në fund të këtij sezoni. Por, në këtë rast problemi qëndron te paga e suedezit, që është një shifër shumë e lartë.

Top Channel