“Spiderman”-i francez ngjitet në kullen “Total” në Paris (Video)

23/03/2016 00:00

Alain Rober del sërish në skenë. i njohur me pseudonimin “Spidermani” francez, 53-vjeçari është parë të ngjitet në Kullën “Total” të Parisit, 187 metra e lartë.

Kjo ishte sfida e radhës për Rober, i cili më parë është ngjitur edhe në ndërtesat më me emër në botë si “Empire State Building” në Nju Jork apo Burj Khalifa, që është edhe ndërtesa më e gjatë në botë
të gjithë punonjësit në atë zonë të Parisit u bënë dëshmitarë të shfaqjes së kurajos së 53-vjeçarit, që më pas u dërgua në rajonet e policisë për t’u marrë në pyetje.

Alain Rober deklaroi se e ndërmori këtë nismë në kuadër të Ditës së Rënies së Flokëve, që sipas tij është e rëndësishme edhe pse jo aq sa sulmet terroriste të ndodhura në Paris apo Bruksel.

Top Channel