Kosovë, masë reciprociteti ndaj eksportuesve serbë të karburanteve

23/03/2016 00:00

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka njoftuar vendosjen e masave reciproke ndaj eksportuesve serbë të karburanteve që hyjnë në Kosovë.

Kjo pasi, nga gushti i vitit të kaluar, kompanitë kosovare që importojnë karburante nga Serbia janë ballafaquar me barriera tregtare të vazhdueshme, të vendosura nga autoritetet serbe, duke mos ua njohur certifikatat e sigurisë së transportit të lëshuara nga Kosova dhe Maqedonia.

Sipas ministres Bajrami, MTI ka kërkuar fillimisht nga autoritete serbe që të marrin masat e duhura për të eliminuar këtë barrierë, por nuk kanë marrë përgjigje pozitive.

Gjatë mbledhjes së qeverisë, ministrja Bajrami zbuloi se, vendimi për masën e reciprocitetit është marrë më 21 mars 2016 dhe, në bazë të vendimit, Dogana e Kosovës detyrohet të mos ia njohë certifikatën e sigurisë (ARD), të lëshuar nga autoritetet serbe për automjete dhe shoferë, për transportin ndërkombëtar rrugor të mallrave të rrezikshme.

Top Channel