FIFA shënjestron edhe Beckenbauerin

22/03/2016 00:00

Nuk kanë të ndalur hetimet ndaj skandaleve të ndryshme të FIFA-s, këtë herë në shënjestër përfundon edhe Franz Beckenbauer.

Komiteti i Etikës së FIFA-s ka hapur një hetim në lidhje me organizimin dhe financimin e Botërorit të vitit 2006 në Gjermani.

Mes organizatorëve të Botëtrorit ishte edhe “Kaizeri”, ish-zëvendëspresident i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) dhe president i Komitetit Organizativ të Botërorit 2006. Së bashku me të janë nën hetim edhe Volfgang Niersbah, ish-presidenti i DFB-së, Helmut Sandrok, ish-sekretar i përgjithshëm, Teo Zvanziger, zëvendëspresident i Komitetit Organizativ dhe disa ish-drejtues të tjerë të DFB-së.

“Në rastin e Beckenbauer, Zvanziger, Shmid dhe Hans po hetohet edhe për pagesa të kontratave të ndryshme për të avantazhuar Gjermaninë si vendin organizativ të atij Botërori”, thuhet në komunikatën e FIFA-s.

Top Channel