Të enjten përballë Greqisë, Jupi: Kualifikimi? Pothuajse i pamundur

22/03/2016 00:00

Ditën e enjte, ekipi Shpresa i Shipërisë, e drejtuar nga Redi Jupi, do të luajë përballë Greqisë, ndeshja e 7 e kuqezinjve të vegjël në eleminatoret e Europianit të kësaj moshe.

Pavarësisht se ndodhet në vendit e 2 me 8 pikë, Jupi është i vetëdijshëm se kualifikimi mes 12 më të mirave të Europës është pothuasje i pamundur.

“Nga 54 shtete që ka Europa, të futesh në 12-tëshe do të jetë një gjë gati gati e pamundur. Objektivi është që të luajmë sa më mirë, të tregojmë që ky ekip ka cilësi dhe mund të luajmë si të barabartë me çdo ekip”, shprehet Jupi.

Sfida mes Shqipërisë dhe Greqisë, e cila do të luhet të enjten në “Elbasan Arena” do të transmetohet direkt në paketën Supersport.

Top Channel