Rikthehet Mavraj, mbrojtësi: Kemi rezervuar edhe një surprizë për në Francë

22/03/2016 00:00

Ndersa po numërohen ditët nga fërshëllima e bilbilit të parë në Francë, mbrojtësi kuqezi, Mërgim Mavraj deklaron se koha e festës së kualifikimit ka mbaruar dhe tashmë duhet të përgatitemi për betejën e radhës. Dhe testi, sipas lojtarëve kuqezi, janë ndeshjet miqësore të fundit të marsit.

I rikthyer në kombëtare pas një kohe të gjatë për shkak dëmtimi, mbrojtësi kuqezi Mërgim Mavraj deklaron se koha e festës së kualifikimit historik ka përfunduar.

“E kemi shijuar këtë sukses, por tani fillon puna. Tani duhet ta forcohemi e stabilizohemi si grup, pastaj besoj se edhe në Francë do të ketë ndonjë surprizë të vogël”, shprehet Mavraj.

Ndërsa, sulmuesi Cikalleshi thekson se puna për në Finalet e Francës fillon që nga ndeshjet miqësore të fund marsit.

“Edhe pse janë ndeshje miqësore, janë të rëndësishme për ne. Jemi mjaft të motivuar, ndjehemi mirë. Shpresoj  që në ndeshjen me Austrinë të marrim një rezultat pozitiv”, thotë Cikalleshi.

Top Channel