Kili-Argjentinë, Messi kthehet në Kombëtare

22/03/2016 00:00

Argjentina po përgatitet për ndeshjen e radhës eliminatore të Botërorit 2018, atë me Kilin. Këtë radhë në dispozicion të trajnerit Gerardo Martino do të jetë edhe Lionel Messi i cili mungoi në 4 sfidat e para të bardhekaltërve për shkak dëmtimi. argjentina në këto 4 ndeshje ka grumbulluar 5 pikë dhe për momentin gjendet në vendin e 6 në zxonën e amerikës Latine të kualifikueseve.

Argjentina dhe Kili rikthehen të luajnë ndaj njëra-tjetrës pas finales së Kupës së Amerikës në 2015 e fituar nga kilianët pas guajtjeve të 11 meërshve

“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Kili është një skuadër e mirë dhe lojtarët e saj do të jenë të  motivuar duke qenë se kanë një trajner të ri. Por edhe ne do të përpiqemi të bëjmë lojen tonë dhe të fitojmë”, deklaroi Lavezzi.

Në përfundim të eliminatoreve, 4 skuadrat e para të Zonës së Amerikës Latine do të kualifikohen direkt për në Botërorin e Rusisë, ndërsa ekipi i vendit të pestë do të luajë në “Play off”.

Top Channel