Rikthehet Kombëtarja, shpërthejnë rrjetet sociale

22/03/2016 13:35

Kombëtarja shqiptare tashmë ka nisur grumbullimin në përgatitjeve të miqësoreve me Austrinë dhe Luksemburgun në kuadër të përgatitjeve për Europianin e Francës, ku Shqipëria merr pjesë për herë të parë në historinë e saj.

Ambienti te “Kuqezinjtë” është mjaft i këndshëm dhe këtë lojtarët e tregojnë duke përdorur profilet e tyre në rrjetet sociale e sidomos Instagram.

Një prej futbollistëve më aktivë në këtë aspekt është kapiteni Lorik Cana, i cili nuk ngurroi që të publikojë në Instagram një foto selfie në grup në breg të detit në plazhin e Durrësit si dhe një foto me portierin Etrit Berisha

Nuk i ka rezistuar tundimit të fotove selfie të publikuara në Instagram as Taulant Xhaka, i cili ishte në shoqërinë edhe të Lenjanit, Ajetit dhe Gjimshitit.

“InstagramMania” vijoi me Shkëlzen Gashi që në profilin e  tij në këtë rrjet social publikoi foton e radhës së Kuqezinjve.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Austrisë do të luhet në 26 mars ndërsa në 29 mars do të jetë përballja me Luksemburgun,  ndërsa aventurën evropiane kuqezinjtë do ta nisin me Zvicrën në 11 qershor, por deri atëherë, e rëndësishme për skuadrën tonë është të përqendrohet, por pa harruar të ruajë qetësinë dhe ‘injorimit’ te presioneve

FOTO GALERI
1/5

Top Channel