Lorenzo kundër Rossit, luftë “shpërthyese” tek Yamaha

21/03/2016 00:00

Ishte gjesti që fitoi vëmendjen e mijëra tifozëve në fundjavën e parë spektakolare të këtij botërori në MotoGP dhe me shumë gjasa është simboli i një lufte nervash që është gati të shpërthejë te skuadra e Yamaha.

Lorenzo ka preferuar të qepë gojën në majën e podiumit të Lozanit në garën e Katarit, duke i dhënë jetë shumë interpretimeve, mbi të gjitha sepse piloti spanjoll nuk shpjegoi domethënien.

Në bazë të kofliktit mes dy kampionëve që përplasen vazhdimit te ekipi japonez, janë polemikat e fundvitit 2015, kur Lorenzo arriti të fitojë titullin falë ndihmës spontane apo të qëllimshme të Mark Marquez.

Por, imazhi domethënës i iberikut duket gjithashtu një mesazh për skuadrën e Yamahas që së fundmi rinovoi kontratën me Valentino Rossin.

Zgjedhje kompanie e diktuar nga shumë faktorë që nga marketingu, shitja e motorëve dhe produkteve zyrtare, por edhe pse në famë, Lorenzo është prapa Rossit, ai ka lënë të kuptojë se nuk e do në ekip.

Pezarezi, në moshën 37-vjeçare ka vrullin e një adoleshenti dhe garanton ende rendimentin e një piloti klasi, ashtu siç tregoi dhe sezoni i kaluar.

Nëse Lorenzo e vodhi titullin apo jo, këtë mbetet ta gjykojë historia, por spanjolli vuan përkushtimin që Yamaha ka ndaj italianit.

Rossi është një investim edhe për të ardhmen, pasi do të zbulojë talente për japonezët, dhe kështu do të përdorë sërish imazhin e tij. Por, te Yamaha po pyesin veten nëse e kanë luksin të largojnë një kampion bote që ende nuk ka pranuar të firmosë.

Top Channel