Messi i thyen dorën një tifozeje (VIDEO)

21/03/2016 00:00

Lionel Messi njihet për cilësitë e tij sportive, por asnjëherë nuk është veçuar për fuqinë goditëse.

Përmendet shpesh që nuk e humbet kurrë topin, godet papritur dhe ka një nivel të lart teknik, por në ndeshjen ndaj Villarrealit, kur Barcelona e tij u ndal pas 12 fitoresh radhazi, ai ka goditur rëndë një tifoze pas portës.

Goditja e tij me të majtën shkon jashtë dhe një vajzë pas porte tenton me dorë të devijojë topin e goditur nga argjentinasi, por më pas ka kuptuar se dora ishte thyer.

Ajo qëndroi pak minuta, por më vonë kuptoi se ishte e domosdoshme ndërhyrja e mjekëve, të cilët e transportojnë vajzën për në qendrën e ndihmës së shpejtë.

Top Channel