Mallkimi “Guardiola”, City nuk fiton prej zyrtarizimit

21/03/2016 00:00

Dikush e quan mallkimin “Guardiola” dhe dikush tjetër ngre në qiell meritat e kundërshtarëve në një kampionat të superluftuar që ka plot 4 ekipe në garë për titullin.

Por, fakt mbetet që Manchester City ka harruar të fitojë dhe këtë e ka bërë ditën që u zyrtarizuar ardhja e teknikut spanjoll në fundin e këtij sezoni.

Duke analizur numrat e Premier League, formacioni që drejtohet nga Manuel Pellegrini në muajt e fundit, ka arritur të fitojë vetëm kundër skuadrave modeste si Sunderland dhe Aston Villa dhe ka barazuar ndaj Norwich.

Ndaj të gjithë ekipeve të tjera, Citizens të karikuar nga milionat e naftës së sheikëve arabë, ka dështuar që me lajmin se Pep do të drejtojë ekipin e Manchester, duke nisur nga qershori.

Tre humbjet radhazi ndaj Leicester, Tottenham dhe Liverpool i dhanë startin spirales negative, por tani situata bëhet më komplekse me disfatën në derbin ndaj United. E diela ka lënë Cityn vetëm 1 pikë më shumë se Uest Ham dhe “Djajtë e Kuq” në zonën Champions, që është objektivi minimal.

Në spondin blu të Manchesterit situata është e tensionuar, për një ekip që ka buxhetin më të lartë për pagat, por ka marrë vetëm 51 pikë në 30 ndeshje të luajtura, mesatarja më e ulët e 5 viteve të fundit.

Top Channel