Gjermani bën jetë nate, rrezikon kombëtaren

21/03/2016 00:00

Max Kruse mund të humbasë grumbullimin me kombëtaren gjermane për shkak të jetës së natës.

Lajmi publikohet nga revista “Kicker”, sipas të cilës, sulmuesi i Wolfsburg është parë në një klub nate të Berlinit për të festuar 28 vjetorin e tij të lindjes.

Gjithnjë sipas “Kicker”, prania e Kruses në klubin e natës u pikas nga një vajzë e cila e fotografoi futbollistin. Ky i fundit iu afrua asaj për t’i marrë telefonin dhe për të fshirë fotografinë, por kjo pak punë bëri pasi lajmi u publikua në median gjermane gjë që nuk u prit mirë nga Drejtori sportiv i klubit Klaus Allofs, por edhe tekniku i kampionëve të botës Joachim Low, të cilët e konsideruan të kritikueshëm sjelljen e Max Kruzes.

Nuk është hera e parë që sulmuesi lihet jashtë skuadre për shkak të argëtimit. Në muajin tetor, Low e la jashtë skuadre për shkak të festës së tij në një kazino pas suksesit ndaj Hoffenhaim, ku ai fitoi 75 mijë euro duke luajtur poker.

Por, sulmuesi nuk iu gëzua shumë kësaj fitoreje pasi shifrën prej 75 mijë eurosh e harroi në taksi për të mos e rimarrë më kurrë, pavarësisht se e denoncoi faktin.

Top Channel