Fansi që çuditi Rihannën

21/03/2016 00:00

Një fans i Rihanna ka habitur këngëtaren teksa ka kënduar në mënyrë të mrekullueshme pa ndihmën e saj gjatë një koncerti në Ohio.

Rihanna ishte duke kënduar FourFiveSeconds kur i drejtoi mikrofonin Terah Stewart që ishte në reshtin e parë gjatë spektaklit të saj në US Bank Arena në Cincinnati.

Pasi Stewart këndoi, publiku vazhdoi me ovacione teksa këngëtarja me fytyrën e habitur thirri “Uau!”, duke përgëzuar fansin për vokalin e tij.

Top Channel