Mirësevjen pranverë në Teotihuacan

21/03/2016 00:00

Vizitorët kanë tejmbushur Piramidën e Diellit në Meksikë, në qytetin e shenjtë Teotihuacan, për të performuar ceremoninë tradicionale të ngritjes së duarve gjatë festimeve të ekuinoksit të pranverës.

Ideja është që të rrëmbehen rrezet e para të diellit dhe të mblidhet energji për gjithë vitin. Besimtarët po ashtu thonë se kjo është një mundësi për t’u lidhur me një të shkuar të harruar.

Pjesa më e madhe e vizitorëve vishen me të bardha, çka është traditë në eventin e përvitshëm. Emri Teotihuacan (vendi ku njerëzit bëhen zota) është vënë nga aztekët që u vendosën në këto zona 700 vjet pas braktisjes, rreth vitit 600 pas vdekjes së Krishtit. Aztekët u mahnitën nga ndërtimet monumentale dhe planifikimi i saktë i qyteteve.

Ekuinoksi i pranverës shënohet në mes të marsit dhe sinjalizon fillimin e pranverës në hemisferën veriore. Ekspertët besojnë se Piramida e Diellit mund të ketë qenë një simbol i lindshmërisë, i ndërtuar rreth vitit 80 pas Krishtit në formën e një mali, që ndërvepron me ndikimin e keq të dy vullkaneve të afërta, që thuhet se në atë kohë kanë gjeneruar shpërthime të dhunshme.

Top Channel