Italia “e panjohur” në miqësore

20/03/2016 00:00

Bernardeschi dhe Jorginho janë dy risitë e listës së zyrtarizuar nga trajneri i kombëtares italiane të futbollit për supermiqësoret e këtij muaji të programuara në datat e lira të FIFA-s.

“Të kaltërit” do të përballen me Spanjën më 24 mars në Udine dhe më pas do të masin forcat me Gjermaninë në një duel klasik në Mynih më 29 mars dhe tekniku Antonio Vonte kërkon të testojë elementë të rinj.

Mesfushori i Napolit dhe sulmuesi i Fiorentinës është hera e parë që grumbullohen me përfaqësuesen e Italisë dhe stërvitjet do të tregojnë nëse mund t’i rezervohen disa minuta ndaj gjigantëve të futbollit botëror.
Ndërkohë në pjesën tjetër të listës nuk ka të përjashtuar të bujshëm me emrat e zakonshëm duke nsiur nga porta.

Në repartin ofensiv ndërkohë janë grumbulluar 9 sulmues, por me të gjitha gjasat as gjysma e tyre nuk do të kenë shansin të aktivizohen ndaj Spanjës dhe Gjermanisë këtë muaj.

Top Channel