Eto kundër Sampdoria: Paguani ose do shkoni në gjyq

20/03/2016 00:00

Samuel Eto erdhi me bujë pak vjet më parë te Sampdoria por entuziazmi mes kamerunasit dhe presidentit vullkanik të skuadrës italiane u shua shpejt, aq sa të dy tani do të përballen në gjykatë.

Bomberi afrikan ka kërcënuar ekipin nga Liguria se duhet ta paguajë sipas akordeve të firmosura më parë, ose në të kundërt do të përballet me pasoja ligjore.

“Ka një situatë vërtet të sikletshme mes meje dhe Sampdorias që mund të lëndojë tifozët, por që është realiteti. Ka 9 muaj që vetëm prej në lidhje me sqarimin e çështjes ekonomike, por nuk është vetëm kjo pasi me drejtuesit kisha dhe akorde të tjera”, tha Samuel Eto.

Sipas mediave në Liguria, sulmuesi afrikan që është pagëzuar me emrin “Mbreti Luan”, i referohet pagesës që duhej të merrte para se të pranonte ofertën e Antaliasporit në qershor të vitit të kaluar.

Por, në kampin tjetër, Sampdoria ka angazhuar disa studio ligjore për të mos i dhënë asgjë kamerunasit të cilin skuadra e Serisë A, e pagoi vetëm për t’u liruar para kohe nga kontrata me Evertonin verën e vitit 2015.

Top Channel