Mjafton Lewandowski, Bayern marshon drejt titullit

19/03/2016 00:00

Bayern Munich fluturon me Robert Lewandowskin. Sulmuesi polak rezultoi sërish vendimtar për skuadrën bavareze në suksesin minimal në fushën e Kolnit, skuadër me të cilën luante titullar mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj.

Energjitë e shpenzuara në sfidën e 1/8-ave të Championsit ndaj Juventus kushtëzuan disi paraqitjen e kampionëve në fuqi të Bundesligës në këtë ndeshje të javës së 27-të, ku rastet për shënim ishin të pakta.

Por Bayern e zgjidhi sfidën pa u mbushur 10 minuta lojë me golin e Lewandowskit, që u tregua i saktë me një goditje nga jashtë zonës, që rezultoi e pakapshme për portierin Horn.

Pas këtij episodi, bavarezët e administruan me zgjuarsi ndeshjen për ta çuar në 7 pikë diferencën me Dortmundin, që luan në transfertë me Augsburgun.

Ndërkohë, përfundoi në barazim 1-1 sfida mes Werder Bremen dhe Mainzit, me formacionit e Viktor Skrypnyk që mbetet pranë zonës së ftohtë.

Baumgartlinger befasoi vendasit në minutën e 38-të, pasi shfrytëzoi më së miri një pasim të Mali. Në minutat shtesë të pjesës së parë, auori i golit që zhbllokoi sfidën fitoi një 11-metërsh, që u shndërrua në gol nga Claudio Pizzarro.

Asgjë nuk ndryshoi gjatë pjesës së dytë, me të dyja skuadrat që ndanë nga një pikë.

Top Channel